Babai i Haaland në Barcelonë, Laporta ka gati ofertën

Babai i Erling Haaland, Alfie, dhe menaxheri e talentit norvegjez, Mino Raiola, kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në Barcelonë mes spekulimeve që 20-vjeçari do t’u bashkohet gjigantëve katalanë këtë verë.

Sulmuesi i Borussias së Dortmundit është një nga lojtarët më të kërkuar në Evropë, pasi ka shënuar 49 gola në po kaq ndeshje, që kur mbërriti në Bundesligë nga RB Salzburgu janarin e kaluar, me Manchester United, City-n dhe Chelsea-n që gjithashtu ishin të interesuar për këtë lojtar.

Presidenti i ri Barcelonës, Joan Laporta, duket se është një hap përpara ndaj të gjithë konkurrentëve të tij dhe pritet të ofrojë 154 milionë stërlina për të bërë të mundur transferimin e tij në Katalunjë.

Author: admin