Kërpaçi: Rama ka larguar ‘trurin’ nga Shqipëria, 40% e të ikurve janë të arsimuar

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Kandidatja e LSI-së në Tiranë, Floida Kërpaçi, ka reaguar në lidhje me të dhënat më të fundit sipas të cilave, Shqipëria është vendi me rrjedhën më të lartë të trurit në rajon, pasi 40% e të larguarve nga 2012-2019 janë të arsimuar.

Sipas Kërpaçit, ky është preokupimi i saj kryesor si një e re që ka qenë në Parlament dhe që synon të jetë sërish përfaqësuese e të rinjve dhe të rejave.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

“Shqipëria është vendi me rrjedhën më të lartë të trurit në rajon, pasi 40% e të larguarve nga 2012-2019 janë të arsimuar. Shumë prej tyre të rinj nën 35 vjeç të cilët nuk kanë gjetur mundësi në Shqipëri. Ky është preokupimi im kryesor si një e re që ka qenë në parlament dhe që synon të jetë sërish përfaqësuesja juaj, ndaj mirëpres idetë dhe komentet tuaja si mund ta bëjmë më të mirë për ju vendin tonë”, deklaron kandidatja për deputete e LSI-së në Qarkun e Tiranës.

Author: admin