Kryemadhi paralajmëron dosjet që do të tronditin Partinë Socialiste: Po ua bëjmë gati prokurorëve

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh se LSI po i bënë gati dosjet prokurorisë lidhur me ato që i quajti si afera me inceneratorët.

Ajo paralajmëron se ky kalvar do të marrë fund në 25 prill.

Visit Instagram Profile ➤

“Për të qenë korrekt dhe të saktë me opinionin publik, ne po ua bëjmë gati dosjet prokurorëve, duke u evidentuar edhe ligjet të cilat janë shkelur në rastin e inceneratorët. Këtë gjë do ta bëjmë edhe me tenderin e pishave që janë tharë në autostradën Tiranë-Durrës.

Ekranet janë të uzurpuara dhe ministritë nuk të japin informacion, edhe pse ajo është e kundraligjshme. Ky kalvar do të marrë fund në 25 prill. Dosjet do të jenë atje për drejtësinë”, tha Kryemadhi për Ora News.

Author: admin