Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet me alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites dhe kryesisht përgjatë relieveve kodrinore-malore.
Më pas do të dominojë kthjellimi. Në momentin e zhvillimit të vranësirave në relievet e larta malore do të ketë reshje shiu të izoluara.
Mjegull, mjegullinë do të ketë në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë zonave luginore. Në orët e mesditës shkrirje graduale e dëborës në male.
Era parashikohet të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-8 m/sek përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore deri në 12-15 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 6/21 re diell
Kukës 4/15 re diell
Lezhë 6/21 re diell
Dibër 2/15 re diell
Durrës 5/20 re diell
Tiranë 6/21 re diell
Elbasan 5/22 re diell
Berat 0/22 re diell
Vlorë 4/21 re diell
Korçë 1/13 re diell
Gjirokastër 1/23 re diell
Sarandë 5/20 re diell.