Me lot në sy dhe zërin duke iu dridhur, flet vëllai i Arjan Salës: Nuk dimë si do ia themi djalit të tij! Dilte çdo darkë në orën 9 dhe e priste te porta

“Dëshmori i Atdheut” Arjan Sala, i cili sakrifikoi veten për të shpëtuar 25 persona të tjerë, la pas një djalë të vogël 4 vjeç.

Edmond Sala, vëllai i Arjanit, në emisionin “Opinion” u shpreh se djali i vogël ende nuk e ka mësuar se babai i tij nuk jeton më, ndërsa shtoi se e kanë shumë të vështirë t’ia thonë lajmin tragjik.

Ai tregoi se vogëlushi çdo darkë në orën 9 e priste të atin te porta, pasi Arjani kthehej çdo ditë në atë orë nga puna.

“4 vjeç ka djalin. E Kam dërguar së bashku me fëmijët e mi te djali i dajës. Nuk e dimë as vetë si do ia themi. Ai dilte në orën 9 të darkës e priste te porta”, tha vëllai i Arjan Salës.

Author: admin