“Me shoqni pra”, Bes Kallaku publikon bisedën në WhatsApp të Ijes me Ilir Metën

Gjyshja e aktorit të humorit Bes Kallaku, e njohur si Ija është kthyer tashmë në një personazh shumë të dashur për publikun. Ajo është shumë aktive tashmë edhe në rrjetet sociale, ku herë pas here Besi ka treguar se Ija komenton statuset e tij.

Gjithashtu ajo ka edhe miqësi me personazhe të njohur siç është Presidenti Ilir Meta.

Së fundmi, ata kanë zhvilluar edhe një bisedë përmes WhatsApp-it dhe ka qenë Besi që ka publikuar një moment në Instagram.

Vihet re që Ija dhe Meta janë shumë të qeshur teksa bisedojnë me njëri-tjetrin. Nuk dihet për çfarë po flasin, por miqësia mes tyre dallohet fare qartë.

“Ija me shoqni pra Ilir Meta”, ka shkruar Kallaku sipër fotos.

Author: admin