Humbi jetën nga COVID-19, Kuvendi njofton për homazhe në nder të deputetit Bashkim Fino

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Lajmi për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe deputetit Bashkim Fino ka prekur politikën dhe opinionin publik në vend.

Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë ka njoftuar se do të zhvillohen homazhe në Pallatin e Kongreseve.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Kuvendi ka bërë me dije se homazhet do të mbahen sot nga ora 11:00 deri në 16:00.

Kujtojmë se Fino humbi jetën në moshën 58-vjeçare, pasi ishte i prekur nga koronavirusi. Pas homazheve, ai do të përcillet sot për në orën 16:00 në varrezat e Sharrës.

NJOFTIMI I KUVENDIT

Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë njofton më hidhërim të thellë se sot në orët e para të mëngjesit u nda nga jeta deputeti Bashkim Fino.

Kryesia e Kuvendit i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve dhe njofton se në nderim të deputetit Bashkim Fino, sot, më 29 mars, nga ora 11:00-16:00, do të organizohen homazhe në Pallatin e Kongreseve.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

Përcjellja do të bëhet në orën 16:00.

Author: admin