Kosova do të marrë sot vaksinat e para kundër COVID-19

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropë, Hans Kluge, ka konfirmuar një natë më parë, se sot do të vijnë vaksinat e para kundër Covid-19 në Kosovë.

Kluge përmes një postimi në rrjetet sociale ka konfirmuar shkurt se nesër do të vijnë vaksinat e parë në Kosovë.

Bëhet fjalë për vaksinat AstraZenecas, që janë siguruar nëpërmjet mekanizmit COVAX, ku bën pjesë edhe Kosova.

Kluge u pyet se kur do të vijnë vaksinat në Kosovë, ndërsa përgjigja e tij ishte e shkurtë dhe e qartë “Nesër”.

Author: admin