Zbardhet vrasja e Armando Beqirit në Islandë, kush është ekzekutori shqiptar i kërkuar edhe në vendin tonë

Policia e Islandës ka arritur të hedh dritë mbi ekzekutimin mafioz të shqiptarit Armando Beqiraj më 13 shkurt të këtij viti. Ekzekutorit i tij quhet Angjelin Stërkaj nga Shqipëria i lindur më 1986.

Angjelin mund të dalë para trupës së gjykimit për rreth 2- javë ku do të zbulohet edhe dënimi për të.

Visit Instagram Profile ➤

Armando drejtonte një kompani sigurie me disa bashkatdhetarë të tij. Policia tha në një konferencë për shtyp se ai kishte pasur lidhje me botën e krimit, ku dyshohet se ka ardhur edhe shkaku i krimit.

Por kush është autori i vrasjes?

Angjelin Stërkaj nuk është një emër i panjohur edhe për policinë shqiptare, pasi është shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë. Sipas mediave ndërkombëtare ai ka jetuar në Islandë për rreth 7 vjet dhe është e qartë se kishte armiqësi midis tij dhe Armando Beqirit, të ndjerit.

Angjelin u arrestua tre ditë pas vrasjes së Armandos. Ai vazhdimisht e mohoi fajin para hetuesve dhe nuk pranoi derisa të dhënat e policisë zbuluan se ai ishte vrasësi.

Arma e vrasjes ishte një pistoletë me kalibër 22 me silenciator. Policia gjeti armën e vrasjes në det e cila i ishte vjedhur një personi që kishte licencë për të. Prandaj, arma e vrasjes rezultonte fillimisht e regjistruar ligjërisht.

Burimet për mediat islandeze pretendojnë se armiqësia personale midis Armando dhe Angjelin është arsyeja kryesore e vrasjes./abcnews.al/

Author: admin