Aksident në Unazë, makina përplas biçikletën, plagoset 50-vjeçari

Një 50-vjeçar mbeti i plagosur për shkak të një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në Unazë. Sipas burimeve zyrtare, aksidenti ndodhur rreth orës 07:40, në rrugën “Asim Vokshi”, ku mjeti me drejtues shtetasin A. Ll, ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, rreth 50 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Author: admin