PD çel fushatën, mbështetësit demokratë mbushin sheshin” Nënë Tereza”

Pasditen e kësaj të enjte dy partitë më të mëdha Partia Demokratike dhe Partia Socialiste do të hapin zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit.

Në ceremoninë e hapjes së Partisë Demokratike përveç kandidatëve për deputete dhe figurave të ndryshme të artit do të jenë dhe militantë dhe mbështetës demokratë.
Ndër të tjera bëhet me dije se i vetmi që do të mbajë fjalim në këtë ceremoni do të jetë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, dhe në krahë të tij do të jenë kandidatët për deputet dhe artistët të cilët do të shprehin mbështjetjen e tyre për koalicionin e opozitës në zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë ditës së sotme makinat e simpatizantëve të PD-së me flamuj të partisë dhe me flamurin kombëtar kanë lëvizur në rrugët e kryeqytetit.

Author: admin