Edi Rama: Do të prodhojmë vaksinat kineze në Shqipëri! Do të sjellim fabrikën këtu…

Kryeministri Edi Rama, ka zbarkuar në Rinas, shumë i entuziasmuar, bashkë me 192 mijë vaksina kineze me vete, që i ka marrë në Turqi.

Mes këtij entuziasmi të papërshkruar, në ditën e parë të fushatës elektorale, duke folur nga pista e aeroportit, Rama bëri edhe një premtim “gjigand”. Ai tha se në Shqipëri do të sjellë fabrikën që prodhon vaksinat kineze, por edhe vaksina të tjera.

Kemi nisur edhe bisedat, për të sjellë në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinave, një fabrikë e teknologjisë së lartë, e cila aktualisht është nëj ndër kompanitë më të mëdha farmaceutike në botë.

Kompania që bën distribucionin e vaksinës Sinovac (vaksina kineze), por që është prodhuese e shumë vaksinave të tjera dhe produkteve të tjera farmaceutike. Kemi nisur bisedimet për të sjellë në Shqipëri një investim shumë të rëndësishëm jo vetëm për këtë moment, por edhe për të ardhmen“, tha Edi Rama.

Author: admin