Operacioni “Tullaci” çon në pranga grupin e trafikut të kokainës. Si nisën hetimet ndaj çiftit shqiptar që bënte jetë luksi

Një operacion i gjerë antidrogë i zhvilluar mëngjesin e sotëm çoi në ekzekutimin e dhjetë urdhra-arresteve me burg.

Policia italiane në Leçe, ka shpërbërë një grup kriminal të përbërë nga shtetas italianë dhe shqiptarë të cilët akuzohen për administrimin e një trafiku të gjerë droge në provincat e Lecco, Monza, Brianza, Milano dhe Sondrio. Disa kërkime nëpër shtëpi janë zhvilluar kundër të arrestuarve. Operacioni u kodua në shqip “Tullac” dhe u zhvillua pas një hetimi përreth një vit.

Aktiviteti hetimor bëri të mundur zbulimin e një trafiku të madh droge që transportohej nga Holanda e destinuar për sheshet e Lombardisë.

Hetimet nisën pas arrestimit të një shqiptari me iniciale M.J., 36 vjeç, me të dhëna të shumta penale veçanërisht në lidhje me trafikun e drogës dhe mbajtjen e armëve.

Këto dyshime nisën pas standardit të lartë të jetesës të burrit shqiptar dhe gruas së tij, pronar të një bari në Malgrate, i kthyer në epiqendër të shitjes së drogës.

Aktiviteti hetimor bëri të mundur rindërtimin e rrjetit të klientëve të autorit shqiptar që furnizonin vetëm shitës të tjerë të drogës dhe jo konsumatorë përfundimtar.

I gjithë operacioni u bë jashtëzakonisht i vështirë nga periudha e urgjencës shëndetësore për shkak të Covid-19, por që nuk e kishte ngadalësuar trafikimin e paligjshëm pavarësisht kontrolleve të rrepta të policisë.

Gjatë hetimeve, midis shkurtit dhe majit të vitit 2020, u sekuestrua drogë për mbi 3 kg kokainë dhe 1 kg hashash, si dhe para të gatshme që rezultuan nga aktiviteti i trafikimit dhe u arrestuan në flagrancë katër persona. Midis të arrestuarve ishte edhe një çift bashkëshortësh mbi 70 vjeç të punësuar si korrierë për transportin e drogës.

Save

Share

Author: admin