Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti është zgjedhur anëtar i Komisionit të Përhershëm të Shëndetësisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Ky vlerësim për epidemiologun Alimehmeti vjen si rrjedhojë e kontributit të dhënë prej tij në luftën ndaj pandemisë.
Njoftimi i plotë i Akademisë së Shkencave:Dr. Ali Mehmeti, specialist në epidemiologji dhe endokrinologji, është evidentuar në mënyrë të veçantë në ndjekjen e problemeve të pandemisë, zhvillimeve të saj dhe ka qenë një raportues i rregullt i të rejave shkencore në fushën e pandemisë COVID -19
Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka zgjedhur si anëtar të ri të Komisionit të Përhershëm të Shëndetësisë pranë këtij institucioni epidemiologun e njohur Ilir Alimehmeti.
Zgjedhja e doktorit të shkencave Ilir Alimehmeti erdhi pas vendimit të ASH-së për një shtesë në përbërjen e anëtarëve të Komisionit të Përhershëm të Shëndetësisë.
Mjeku i njohur, dr. Ilir Alimehmeti, gjatë vitit të pandemisë në vazhdim është evidentuar në mënyrë të veçantë si epidemiolog i sprovuar në ndjekjen…
Vendimi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë:
“PËR NJË SHTESË NË PËRBËRJEN E ANËTARËVE TË KOMISIONIT TË PËHERSHËM TË SHËNDETËSISË Kryesia e Akademisë së Shkencave në mbledhjen e saj të datës 16.3.2021, pasi mori në shqyrtim propozimin e paraqitur nga Seksioni i Shkencave Natyrore e Teknike dhe Komisioni i Mjekësisë nr. 194, datë 12.03.2021 (bashkëngjitur)
Vendosi: Të caktojë si anëtar të Komisionit të Përhershëm të Mjekësisë dr. Ilir Alimehmeti Ky vendim hyn në fuqi menjëherë