Një punonjëse e vjetër e fejuar me një koleg të dyqanit, një zv. menaxhere 25 vjeçare, ishin mes 10 viktimave të vrasësit në sulmin e sotëm në një supermarket në Boulder të SHBA.
Punonjësit Rikki Olds, 25 vjeç, e Teri Leiker, 51, ishin gjithashtu mes 10 të vrarëve me armë zjarri nga sulmuesi, i identifikuar tashmë nga policia si 21-vjeçari Ahmad Al Aliwi Alissa.
Mes viktimave ishte gjithashtu oficeri vendas i policisë, Eric Talley, 51 vjeç, i cili ishte nga të parët që erdhi për ndihmë në vendngjarje.
Të tjera viktima ishin: Denny Strong 20 vjeç, Neven Stanisic 23, Tralona Bartkowiak, 49, Suzanne Fountain 59 vjeçe, Kevin Mahoney, 61 vjeç, Lynn Murray, 62, e Jody Waters, 65. Familjarët e Rikki Olds bënin sot homazhe në rrjetet sociale teksa disa prej tyre bënin thirrje që vrasësi ‘të digjet në ferr’.
“Kemi humbur të dashurin tonë Rikki Olds të vrarë nga një monster që qëlloi dje në Boulder CO, u kalbtë e u djegtë në ferr”, shkruante halla e viktimës Lori Olds.
Sulmuesi kishte hapur zjarr fillimisht në parkingun e marketit dhe më pas kishte hyrë brenda duke qëlluar pa diskriminim ndaj anëtarëve të stafit dhe blerësve.
Terrori i tij vazhdoi për 20 minuta para se të kapej i gjallë nga policia. Autoritetet ende nuk kanë dhënë informacione mbi motivimin e sulmuesit.