Gjermani/ Kancelarja Merkel planifikon zgjatjen e kufizimeve për të frenuar valën e tretë të pandemisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel synon të zgjasë deri në prill kufizimet anti-COVID të vendosura në Gjermani për shkak të valës së tretë të pandemisë.

Në dokumentin qeveritar thuhet se për shkak të dinamikës aktuale të infektimit të përshpejtuar nga variantet e COVID-19 është parashikuar që vendi të zgjasë deri në një datë të pacaktuar kufizimet në fuqi.

Visit Instagram Profile ➤

Ky dokument do të shërbejë të hënën si bazë pune në një takim të parashikuar për këtë çështje mes kancelares dhe rajoneve gjermane.

Në takimin e tyre të fundit në fillim të marsit, Merkel dhe kryeministrat ranë dakord për një hapje të kujdesshme, me gjithë kundërshtimet e kancelares, e cili paralajmëroi se mutacionet e reja në virus do ta bënin më të vështirë kontrollimin e pandemisë.

Author: admin