Arrestohet autori i dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit

Policia ka vënë në pranga ditën e sotme 37-vjeçarin për Albert Zaj, i cili është autor i dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit më 1 shkurt të këtij viti në rrethrrotullimin e Sheqit në Fier.

Zajës, gjatë arrestimit i është sekuestruar edhe një pistolet e llojit “Glock”, e mbushur me fishek ne gojë. Mësohet se autori i dyshuar i vrasjes së Kastratit është duke u shoqëruar nën masa të rrepta sigurie në drejtorinë e policisë Tiranë.

Author: admin