Skandali/ Jeton në barakë, fatura e dritave dhe ujit i shkon deri në 80 mijë lekë të vjetra në muaj

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim për Durrësin Kontjana Kuçi, ka denoncuar një super skandal ku Ilir Fili edhe pse jeton në kushte ekstreme varfërie, në një barakë fatura e dritave dhe ujit i shkon deri në 80 mijë lekë të vjetra.

Statusi i saj:

SKANDAL/ Z. Ilir Fili nga fshati Gjuricaj, që qarkun e Durrësit, jeton në varfëri ekstreme, pa banesë, vetëm në barake dhe me një llambë për ndriçim. Ndihma e vetme që ka vjen nga një organizatë e huaj bamirësie ndërsa shteti ynë e ka zhytur edhe më thellë në varfëri me fatura të kripura të ujit dhe fatura të energjisë deri në 80 mijë lekë të vjetra.

Kjo është çnjerëzore. “Rilindja” e pamëshirshme. Vendos fatura të larta ndaj banorëve me dëmtime nga tërmeti që jetojnë në baraka.

Author: admin