Të shtënat në Kombinat, shënjestra person i skeduar, dje debatoi me vëllain e autorit

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e pasdites së sotme në Kombinat të Tiranës ku zona u alarmua nga disa të shtëna me armë zjarri.

Shënjestra mësohet të ketë qenë Artur Korteshi, të cilin autori ka tentuar ta vrasë.

Nga ana tjetër konflikti ka filluar që ditën e djeshme kur Korteshi ka debatuar me vëllain e autorit, ndërsa sot ky i fundit duket se është rikthyer për të ‘larë hesapet’.

Korteshi është person i skeduar, ndërsa Policia ka identifikuar autorin R.G dhe po punon për ta kapur.

Author: admin