Është gjetur i vdekur në Fier, Demokrat Medinaj, 29-vjeçari i cili mbrëmjen e djeshme masakroi me thikë gruan e tij duke i marrë jetën.
Dyshohet se i riu ka varur veten, pas krimit të rëndë.
Banorët e zonës kanë njoftuar policinë pasi gjetën një kufomë në fushën ku hidhen plehrat e qytetit.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 10:20, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, është gjetur pa shenja jete shtetasi D. M., 29 vjeç, banues në lagjen “Sheq i madh”, Fier, i cili ishte në kërkim nga Policia pasi pasditen e djeshme ka vrarë me mjet prerës(thikë), bashkëshorten e tij.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.