Shijak/ Përplasen dy makina, dy të plagosur nga aksidenti (Emrat)

Një aksident është shënuar pak minuta më parë, në Sallmone, Shijak.

Policia njofton se si pasojë e përplasjes së dy mjeteve kanë mbetur të plagosur një djalë dhe një vajzë të dy 22-vjeçarë, të cilët ishin duke udhëtuar në makinën tip “Benz”.

Ata janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Informacion paraprak

Më datë 17.03.2021, në orën 16:15, në Sallmone, Shijak, shtetasi M. M., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin B. N., 22 vjeç. Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi B. N., dhe pasagjerja në mjet, shtetasja E. R., 22 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Author: admin