Bashës i del përpara kushëriri i Ramës: Asnjë nga fisi nuk e voton më, na mori pronat, më hoqi nga puna

Kreu i PD Lulzim Basha është përballur me indinjatën e një qytetari në Vlorë, i cili tha se ishte kushëri me kryeministrin Edi Rama duke iu ankuar për të.

“O vlla të uroj shëndet, ne do fitojmë. Unë jam kushëriri i Edi Ramës, më maskarai që ka Shqipëria.

Na mori pronat, më hoqi nga puna mua, familjen time, ia dha oligarkëve të tij. O Lulzim nuk të gënjen vllai.

Më pruri forcat sikur isha më krimineli i Shqipërisë. Asnjë nga fisi nuk e voton më Edi Ramën. Nga të gjithë fisi i mamasë sime, asnjëri.

Nëna ime dhe nëna e tij kushërira, mua të parin ma prishi.

As nuk kam vjedhur, as jam marrë me dorë, as nuk jam marrë me asgjë”, tha qytetari.

Basha iu përgjigj se “familja e tij janë oligarkët, familja ime jeni ju”.

Author: admin