Si u zbulua vrasësi i dyshuar i Behar Sofisë, çfarë harroi pranë vendngjarjes pas krimit

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i vrasësit të Behar Sofisë, mbrëmjen e kaluar në Mal të Zi.

Në pranga ka rënë 23-vjeçari me iniciale E. S., i cili ka pranuar krimin para autoriteteve të drejtësisë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkan Web” se vrasja e Sofisë dyshohet të jetë kryer me pagesë, ndërsa policia ka arrestuar edhe tre bashkëpunëtorët e 23-vjeçarit, të cilët janë nga Kërraba dhe Fushë Kruja.

Sa i takon autorit të dyshuar të krimit, 23-vjeçarit, jetonte me qira me nënën e tij, në kryeqytet, te rruga “Bardhyl”.

Ai është identifikuar nga ADN-ja e lënë në rrobat, që braktisi te liqeni, pas vrasjes.

Author: admin