“Lironi godinën”, kreu i FRD akuza Bashkisë Tiranë: Një tentativë e neveritshme, kemi përgatitur kallëzim penal

Kreu i Frymës së Re Demokratike Sali Shehu ka reaguar pasi Bashkia e Tiranës i ka kërkuar këtij subjekti të lirojë godinën ku është vendosur selia.

Shehu deklaroi sot për mediat se kjo është një tentativë e neveritshme kundër FRD dhe se nuk do të lëvizë nga zyra. Ai tha se do të ketë kallëzim penal.

“Kjo është një tentativë e neveritshme kundër FRD. Nuk na lejojnë të futemi brenda. Kemi përgatitur kallëzim penal për Bashkinë. Do të jem në zyrë nëse e kanë vendosur le të më arrestojnë”, deklaroi Shehu para mediave.

Author: admin