Do të japësh dorëheqjen nëse mundesh nga Rama? Ja si përgjigjet Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kritikuar listën e Partisë Socialistë duke e krahasuar atë me kandidatët e PD.

Sipas Bashës, Rama futi sërish në listë të inkriminuarit, ndërsa përballë kanë personalitete me integritet të PD.

Fytyra e Edi Ramës fliste vetë sot. Nuk është përgjegjësia e askujt tjetër që sot ishte njeriu i varur nga litari i krimit që e mban në qafë prej tetë vitesh. Sot doli para çdo shqiptari sic është peng i krimit. Para listës sonë të mbushur me njerëz me integritet, profesionistë dhe prurje të reja patëm sërish hajdutët e këtyre tetë viteve dhe bandat që ka shantazhuar qytetarët. S’ka nevojë të bëj shumë komente unë. Komenti më i mirë ishte fytyra e tij sot dhe nevoja për psikoterapi para kamerave”, deklaroi kryedemokrati.

Gjatë konferencës për shtyp në selinë blu, Basha u pyet nëse do të japë dorëheqjen nëse mundet sërish nga kryeministri Edi Rama.

Lidhur me këtë Basha nuk dha përgjigje të prerë, ndërsa theksoi: “Pyetja e ka përgjigjen brenda. A mendojnë shqiptarët se vendi po shkon në drejtimin e duhur? A mendojnë shqiptarët se Rama ka shkëlqyer? A mendojnë shqiptarët se kemi 300 mijë vende pune, shëndetësinë falas, legalizimit falas, për tetë vite nuk ka për ta bërë më. Këtë sot e dinë edhe fëmijët e jo më shqiptarët. Do ta provojnë me votën e tyre në 25 prill këtë që unë e prek këdo. Nuk ka ndryshim pa larguar Edi Ramën?”tpz

Author: admin