Gëzuar listat o popull! Selanik e tatëpjetë, siç ka qenë do të jetë…

Nga Ilir Demalia

Të rrojë kryetari të na rruajnē partitë

Zgjedhjet e 25 prillit, zgjedhje gavetash të kazanit çorbës.

Listat jana gjëja më depersonalizuese për ata që do të kandidojnë.

Listat tregojnë se ata që kandidojnë janë pa intigritet, dinjitet, pa moral dhe të paaftë.

Listat tregojne që ata deputetë nuk janë njerëz që do të japin ide apo debatojnë me kryetarin, pasi ata nuk dinē të ballafaqohen por vetëm tē listohen si 000000 të njëshit kryetar.

Mbi të gjitha listat tregojnë se në Shqipëri nuk ka demokraci. Nuk ka konkurim dhe ballafaqim vlerash por emërim nga lart nga kryetari si nepotizëm familjar dhe shoqëror dhe lakej të kryetarit. Si rrjedhim në këtë situatë si mungesë e hapsirave të konkurencës se lirë dhe vlerave, nuk mund të ketë ndërtim të Shtetit tê se drejtës me çapaçule listash me gaveta në dorë për kazanin e pusht-tetit të radhës, me lugët në brez të listuar në radhën e kryetarit si në radhët e komunizmit në lista ushqimesh për gavetën. Nuk janë shumë larg si mendësi dhe operim.

E gëzofshi 25 prillin ! “popull trim dhe heroik, i ndershëm dhe punëtor, i mëncur dhe me integritet dhe dinjitet.”

Si ka qenë ka për të qenë Selanik e perpjete.

Author: admin