Shpëtim Idrizi dhe Mesila Doda i “marrin” Bashës dy vende të sigurta në Tiranë, ja ku renditen

Ndërkohë që partitë politike po finalizojnë listat zgjedhore, për t’i dorëzuar në KQZ pak para mesnatës, kanë filluar të zbulohen edhe disa prej emrave që do të jenë pjesë e vendeve të sigurta në listë.

TPZ.al mëson nga burime pranë opozitës, se dy përfaqësues të PDIU, që do të renditen në listat e PD-së, kanë arritur të sigurojnë vende të sigurta.

Bëhet fjalë për Shpëtim Idrzin që do të renditet në vendin e 9-të në listën e Tiranës dhe Mesila Doda, e cila do të renditet e 11-ta.

Nga partitë aleate, mësohet se Agron Duka do të renditet në vendin e dytë në listën e Durrësit.

Author: admin