Blendi Fevziu tregon sfidat e fillimit në gazetari: Ja sa ka qenë rroga ime e parë

Gazetari Blendi Fevziu ka treguar se kur ishte student ka punuar 2 vite pa pagesë dhe që rrinte deri në orët e para të mëngjesit për të marrë kopjen e parë të gazetës me vete.

“Pasioni për gazetarinë ishte impresionues, përshembull unë për gazetën “Studenti” kam punuar pa asnjë pagesë 2 vjet, rrija deri në 4 të mëngjesit për të marrë kopjen e parë të gazetës me vete, flija në shtypshkronjë, imagjino një 21 vjecar që harxhon gjithë darkën në shtypshkronjë që në atë kohë ishin me plumb, ka qenë e tmerrshme, vetëm nga pasioni për të parë letrën ku ka shtypur artikullin e tij”, – u shpreh Blendi Fevziu.

Ai ka treguar edhe shumën sesa ka qenë rroga e tij e parë si gazetar, teksa ka treguar se gjithçka e ka arritur me shumë punë edhe pasion.

“10 mijë lekë të vjetra ka qenë, atëherë ishte një pagesë shume e mirë, por derisa erdha te rroga kam punuar pa rrogë fare vetëm për pasion dhe lutesha që emri të shënohej te artikulli. Unë dhe kur kam nisur emisionin pasi kam mbaruar 6 muajt e parë më ka thirrur drejtori më ka thënë ke honoraret, por honorarin edhe si skenarist, dhe si drejtues dhe unë nuk e kuptoja këtë kisha hyrë në televizion nga pasioni, natyrisht unë kisha një rrogë në revistën Klan”, – tha gazetari në një intervistë të dhënë për emisionin “Fitstation”. Lajme.al

Author: admin