Meta uron sërish mësuesit, nxjerr foto nga shkolla e parë shqipe në Korçë: Ditë të mira do të vijnë për arsimin dhe shqiptarët!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka uruar sërish të gjithë mësuesit me rastin e 7 marsit, por këtë herë, me një fotografi ku shfaqet në shtëpinë e Mësonjëtores së Parë Shqipe në Korçë.

Meta thekson, ndër të tjera, se ditë të mirë do të vijnë për arsimin dhe shqiptarët.

Postimi i plotë:

Nga shtëpia e Mësonjëtores së Parë Shqipe në Korçë, një urim të përzëmërt për të gjithë mësuesit tanë të dashur në të gjithë Shqipërinë:

Gëzuar 7 Marsin! Ditë më të mira do të vijnë patjetër për ju, arsimin dhe të gjithë shqiptarët!

‘O vëllezër shqiptarë
Gëzohi! që erth kjo ditë,
Kaq’ e mir’ e kaq’ e mbarë,
na sjell gjithë mirësitë.
Lumja ti moj Korç’ o lule!
Q’i le pas shoqet e tua
Si trimi në ball u sule,
Ta paçim për jetë hua!’

Author: admin