Po transportonin 27 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, arrestohen tre persona në Korçë

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Policia e Korçës ka arrestuar tre persona që po transportonin 27 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës.

Ndërsa një person tjetër është shpallur në kërkim.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Të arrestuarit prej operacionit policor të koduar “Perimetri” janë Mehdi Gjini 28 vjeç, Kliton Preka 23 vjeç dhe Besim Laçi 28 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale A. M.

Po ashtu policia njofton, se këta shtetas nuk i janë bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, të cilët po transportonin 27 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, Policinë Kufitare dhe Forcat Operacionale “Shqiponjat” në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve M. Gj., 28 vjeç, banues në Tiranë; K. P., 23 vjeç., banues në Kamëz, Tiranë; B. L., 28 vjeç, banues në Tiranë, si edhe u shpall në kërkim shtetasi A. M., 22 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Author: admin