E spërkati me benzinë dhe i vuri zjarrin Drejtorisë Arsimore në Fier, kapet autori i dyshuar

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 33-vjeçar si autor i dyshuar i zjarrvënies në Drejtorinë Arsimore Fier. Sipas policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen në kohë rekord të autorit të kësaj ngjarje, i cili për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin katit të dytë të DAR Fier duke e spërkatur fillimisht me lëndë djegëse (benzinë).

Është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier autori, shtetasi I. A., 33 vjeç, banues në Fier, dhe po kryhen veprimet procedurale.

Mëso më shumë

Burime zyrtare bënë me dijet se zjarri ka rënë rreth orës 15:10, në katin e dytë të ndërtesës.

Author: admin