Rama fton inxhinieren Luljeta Bozo për t’u bërë pjesë e listës së PS në 25 Prill

Kryeministri Edi Rama i ka bërë ftesë inxhinieres Luljeta Bozo të kandidojë për deputete të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit.

Mësohet se Bozo do të jetë krah Ramës sot në prezantimin e sfidave për rindërtimin bashkë ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Nuk dihet nëse Bozo do ta pranojë ftesën pasi nuk ka ende nuk reagim zyrtar në lidhje me qëndrimin e saj.

Ditën e djeshme skuadrës rozë iu bashkua shefja e Infektivit Najada Çomo. Ndërsa dy ditë më parë Rama njoftoi largimin e Vasilika Hysit pas 12 vitesh nga grupi parlamentar socialist, ndërsa theksoi se ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj do të jetë e para e listës për Tiranën.

Author: admin