Në emisionin “Opinion”, kanë qenë të ftuar përfaqësues të rinj të partive politike, mes tyre edhe Albana Hana, nga Partia Socialiste.
E pyetur nga Blendi Fevziu, për avantazhet e Edi Ramës, Hana u desh të kërkonte tre herë shpjegime nga moderatori për pyetjen, derisa deklaroi se sheh si anë poizitive faktin që Rama u qëndron kauzave deri në fund. Këtu, moderatori Fevziu, u trondit shumë thellë dhe i tha kandidates, së në përgjithësi të gjithë politikanët deri në fund u qëndrojnë kauzave të tyre.
Gjatë kësaj bisede, Blendi Fevziu, u vu në një siklet shume të madh, pasi Hana po i kërkonte shpjegime për disa nga pyetjet më të thjeshta, që ai ka bërë ndonjëherë gjatë karrierës shumë të gjatë që ka si gazetar, duke u detyruar ta rrotullonte dhe vërtiste pyetjen në disa kënde, duke e shoqëruar edhe me ecje nervoze përpara video-wallit të studios.
Kjo është hera e parë në kaq vite të emisionit “Opinion”, ku Fevziut i vjen shpirti në majë të hundës, nga kërkesa e vazhdueshme, për të shtjelluar pyetjen.
Ja pjesë nga biseda mes përfaqësues së PS dhe Fevziut:
Fevziu: Beson tek Rama?
Hana: Mund të ma shtjellosh pak më konkretisht në çfarë sensi?
Fevziu: Pas tetë vitesh në qeverisjen e vendit, vazhdon të besosh tek Rama si lider politik dhe kryeministër i mundshëm?
Hana: Nuk do të isha këtu përndryshe.
Fevziu: Cilat janë avantazhet e Ramës?
Hana: Sërish të pyes, të lutem ma shtjello pak?
Fevziu: Avantazhet si politikan.
Hana: Sërish të pyes, avantazhet si politikan?
Fevziu: Cilat janë avantazhet që e bëjnë atë të preferuar për ju?
Hana: Fakti që ai i qëndron kauzës së tij deri në fund.
Fevziu: Unë nuk di ndonjë politikan që nuk i qëndron kauzës.
Hana: Unë di plot për vete…
Fevziu: Përshembull?
Hana: Do t’i lëmë për herët e tjera…
Fevziu: Cfarë bindje keni ju për liderin që udhëheq?
Hana: Është këmbëngulës dhe i shkon deri në fund kauzës, veçanërisht për reformën në drejtësi.
Fevziu Për këtë kishim votuar Donald Lu-në ne.
Hana: Nuk e kuptoj këtë.