Emri+foto/ Shqiptari kapet brenda fermës së kanabisit në Britani, si u plagos gjatë tentativës për tu arratisur

Një shqiptar u arrestua nga autoritetet britanike, pasi punonte në një fabrikë kanabisi.

Sipas mediave, bëhet fjalë për shtetasin Drilon Kucana, i cili u arrestua ndërsa plagosi veten duke u hedhur nga dritarja e shtëpisë së tij në një përpjekje për t’u arratisur.

Visit Instagram Profile ➤

“Prona tre katëshe ishte shndërruar në një fermë kanabisi “të ndërtuar profesionalisht”, tha prokurorja Claire Pickthall.

Ajo tha se Kucana ishte dëbuar si emigrant i paligjshëm nga Britania e Madhe në vitin 2014.

Në fabrikën e kanabisit kishte 330 bimë me vlerë 24.000 paund. Gjykatësi Daniel Williams caktoi arrest me burg për 6 muaj për Kucanën. Ai gjithashtu ishte dënuar më parë, raportojnë mediat e huaja.

Author: admin