Hidhet nga kati i pestë i pallatit 56-vjeçari në Fier, dalin dyshimet e para nga policia

Një ngjarje e trishtë është shënuar mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Fierit. Nga njoftimi i policisë mësohet se rreth orës 10:30, një 56-vjeçar është hedhur nga kati i pestë i banesës së tij. Shtetasi që mban inicialet P.Sh. ka humbur jetën në vend, pas hedhjes. Në njoftimin e nxjerrë nga blutë thuhet se personi vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Author: admin