Qeveria dështon prapë/ Shtyhet dërgesa e Pfizer. Kur do të vijnë mbi 15 mijë dozat e radhës?

15 mijë e 210 dozat e radhës nga Pfizer do të mbërrijnë në Shqipëri të martën. Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë me anë të një njoftimi për shtyp.

MSH thekson se njoftimi është bërë nga autoriteti përgjegjës për transportin e sigurtë të vaksinës.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale informon se 15,210 dozat e vaksinave të kompanisë Pfizer do të mbërrijnë ditën e martë në Shqipëri. Sapo kemi marrë njoftim nga kompania dhe autoriteti përgjegjës për transportin e sigurt të vaksinës, se sasia e vaksinave Pfizer, e konfirmuar për të mbërritur mbrëmjen e sotme, shtyhet me 24 orë.

Author: admin