Basha pas marrëveshjes me Kryemadhin: Të shkojmë fshat më fshat dhe qytet më qytet për fitore

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar pas marrëveshjes me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Se planet e punës të prezantuara prej tij do sjellin ndryshimin në të gjitha drejtimet.

Basha tha se ka ardhur koha të bashkohemi për të ndryshuar jetën e secilit duke shkuar fshat më fshat dhe qytet më qytet.

“Gjatë javëve të fundit kam prezantuar planet tona të punës në të gjitha drejtimet për kthimin e të rinjve në vend dhe ndaljen e katastrofës kombëtare të emigracionit.

Këto nuk janë premtime boshe. Këto janë plane pune që do ndryshojnë jetën e secilit prej jush.

Ka ardhur çasti të bashkohemi tani dhe të fitojmë për Shqipërinë.

Të shkojmë fshat më fshat, qytet më qytet për të garantuar fitoren e 25 Prillit me të cilën do të fitojnë shqiptarët dhe e ardhmja e fëmijëve tanë”, shpjegoi Basha.

Author: admin