Situata nga Covid, Mali i Zi mbyll disa qytete

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani qĂ« s’pyet pĂ«r flokĂ« tĂ« thatĂ« – vetĂ«m butĂ«sï...
Shop Now â€ș

Masa të reja anti Covid janë miratuar këtë të dielë në Malin e Zi. Mediat bëjnë me dije se Komisioni për Mbrojtjen e Popullsisë nga COVID-19, me sugjerim të Institutit të Shëndetit Publik, vendosi që për shkak të situatës së krijuar nga Covid do të mbyllen disa qytete si, Podgorica, Cetinja dhe Herceg Novi.

Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi, masat do të hyjnë në fuqi të martën, 2 mars, dhe përveç masave që vazhdojnë të jenë të vlefshme në komunat e Budvës dhe Tivat, qytetarëve u ndalohet të largohen nga komunat e Podgorica, Cetinje, Ulqini, Herceg Novi, Niksiç dhe Pluçine.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetĂ«m dashuri pĂ«r flokĂ«t tuaj! 💚...
Shop Now â€ș

Këto masa përjashtojnë ata qytetarë që largohen nga qyteti për shkak të detyrave të rregullta të punës, dhe bazuar në konfirmimin e punëdhënësit, shkojnë për trajtim me dokumentacion mjekësor ose kujdes për njerëzit që nuk mund të kujdesen për veten e tyre për shkak të sëmundjes, gjendjes ose dëmtimit.

Ndërkohë nga masat kufizuese përjashtohen studentët që udhëtojnë nga vendbanimi i tyre në selinë e institucionit të arsimit të lartë, bazuar në konfirmimin e atij institucioni, pra indeksin e plotësuar dhe të verifikuar siç duhet.

Gjithashtu ndalohet edhe operimi i objekteve hotelierike në Podgoricë, Cetinje dhe komunat e Nikshiqit, Herceg Novit, Kotorrit, Ulqinit dhe Pluçinës. Kjo masë do të hyjë në fuqi nesër, 1 Mars dhe do të jetë e vlefshme deri më 10 Mars.

Author: admin