Disa ditë më parë moderatorja dhe këngëtarja Eneda Tarifa njoftoi publikishte se nuk do të jetë më pjesë e spektaklit “Portokalli”.
Ajo tha se po largohej pasi ia kishte nxjerrë mallin ëktij spektakli, ndërkohë që menjëherë filluan aludimet se ajo mund të kishte konflikte me drejtuesit.
Por mbrëmjen e sotme në emisionin “Why Not” Eneda ka treguar se ajo u largua për t’iu përkushtuar këngës dhe projekteve të saj personale.
“Kam nxjerrë një status para disa ditësh për largimin tim nga Portokallia sepse dua të merrem me gjërat që dua unë dhe me gjëra të cilat i prodhoj unë. Ka ardhur një kohë që duhet të japësh atë që merr dhe akumulon gjatë viteve. Mendoj se duhet ti përkushtohem pak më shumë këngës dhe e kam detyrim që ti përkushtoj këngës atë kohë të munguar që unë kam qenë midis televizionit dhe muzikës dhe gjithmonë më ka hyrë në mes televizioni. Unë duhet të pasuroj repertorin tim me këngë sepse ky është profesioni im dhe nuk do ta lija asnjë moment.
Meqënëse koha erdhi e tillë që nuk ka koncerte dhe aktivitete live të cilat të marrin kohë, të marrin orë nate dhe të lodhin prandaj është koha më e mirë për të prodhuar”, tregoi këngëtarja.