‘E kam me fakte me video’, Edi Paloka denoncon: Në Durrës pas orës policore këta të Rilindjes dalin nëpër shtëpi për të kapur vota

Nënkryetari i PD-së, njëherësh drejtuesi politik i qarkut të Durrësit, Edi Paloka, foli sot për veprime antiligjore të kryera nga mazhoranca siç tha, e të vërejtura gjatë punës së tij në terren në Durrës.

I ftuar në emisionit “Kjo Javë” Paloka u shpreh se ka prova dhe video, të cilat do t’i denoncojë edhe në SPAK, por ka pritur kohën e duhur.

“Fushata po shkon mirë, ka probleme që lidhen me veprime antiligjore dhe kushtetuese që kanë nisur nga maxhoranca. Po grumbullojmë prova dhe të gjitha do t’i denoncojmë në SPAK. P.sh. janë marrë në punë njerëz me kontrata 2 mujore ndërkohë që kodi e ndalon. Këta persona nuk figurojnë as tek sigurimet shoqërore. Kur vjen ora policore fillojnë dhe dalin këta të rilindjes nëpër shtëpi, për të kapur vota. E kam edhe me fakte me video atë Çelën e Durrësit”, tha Paloka.Tpz.al

Author: admin