Batutat e lodhura të Veliajt nëpër kafene me militantët, përsërit të njëjtat gjëra për familjen e Lulzim Bashës

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është “zhytyr” kokë e këmbë në fushtën elektorale të Partisë Socialiste.

Ai zhvillon takime të përditshme nga mëngjesi deri në mbrëmje, duke mbajtur monologje, të cilat përveç pjesëmarrësve militantë nëpër kafene, i sheh edhe populli në përgjithësi, pasi shfaqen, transmetohen dhe amplifikohen, nga shumica e televizioneve të vendit. Pra, kryebashkiaku, duket se e ka lënë mënjanë detyrën (ndoshta kjo është një gjë e mirë), duke filluar punë intensivisht nëpër kafenetë e Tiranës.

Gjatë këtyre shfaqjeve, Veliaj e mbështet performancën e tij, kryesisht në goditjen e kundërshtarëve, duke sulmuar edhe familjarët e tyre, shpesh pa asnjë shkak, thjesht për faktin se janë familjarë të Lulzim Bashës.

Kështu, më shumë se sa të flasë për premtimet e Edi Ramës në tetë vite dhe a janë mbajtur ato, Veliaj i qan shpesh hallin kreut të opozitvs, se gruaja e tij me nënshtetësi hollandeze, nuk voton dot në zgjedhje. Këtë gjë Veliaj e përsërit çdo ditë, a thua se qytetarët shqiptarë, nuk i zë gjumi natën, duke menduar se ç’do të bëhet me votën që Aurela Basha, nuk e hedh dot në kuti për bashkëshortin e saj.

Nga nënshtetësia e gruas të Bashës, Veliaj kalon tek kunati i Bashës, me një tjetër batutë të lodhur, që e përsërit thuajse në çdo takim.

Po e the në PD fjalën kunati, merret vesh direkt për kë është. Po the në PS, burri dhe gruaja, të gjithë pyesin burri dhe gruaja e kujt, kunati i kujt? Ama, po the burri dhe gruaja në LSI, merret vesh për kë flitet“, deklaron thuajse çdo ditë pa u lodhur, Erion Veliaj.

Një tjetër shtyllë e monologjeve të Veliajt, janë akuzat se kreu i opozitës është kompromentuar duke pranuar dhurata nga oligarkët, për të braktisur kauza të ndryshme me interes publik. Në këto akuza, Veliaj i lidh protestat e opozitës me emra oligarkësh, duke aluduar se kreu i opozitës ka marrë diçka në këmbim, për t’i mbyllur protestat.

Për këto, Veliaj është paditur për shpifje nga Lulzim Basha dhe do të duhet të përgjigjet në gjykatë. Megjithatë, duket se kryebashkiaku nuk është aspak i shqetësuar për këtë fakt, mjafton që deklaratat që ai bën, t’i shërbejnë Edi Ramës në fushatë.

Deri në këto momente, PD dhe opozita në përgjithësi, nuk i janë përgjigjur Veliajt me të njëjtën monedhë, duke e personalizuar fushatën me emra familjarësh, por kanë zgjedhur të përballen me të në gjykatë, ndërkohë që fokusi i fushatës është prezantimi i programit elektoral dhe nënvizimi i dështimeve të Edi Ramës.

Author: admin