Erisa Xhixho: Të rinjtë e duan shumë këtë vend, por me këtë qeveri ëndrrat po iu zbehen

 

Erisa Xhixho ka qënë ditën e sotme në Shkozë, ku ka takuar banorë të ndryshme të kësaj zone.

Visit Instagram Profile ➤

Sipas Xhixhos mjafton vetëm të ecësh dhe kupton se me çfarë problemesh po ndeshen përditë qytetarët nga më të rinjtë tek më të moshuarit.

“Të rinj që e duan shumë këtë vend, por nuk mund të realizojnë ëndrrat që po iu zbehen. Biznesi i vogël, i cili po lufton çdo ditë me sfidën e mbijetesës“, shkruan ndër të tjera Xhixho.

Postimi i plotë:

Mjafton vetëm të ecësh në Shkozë, njësia bashkiake nr. 1 për të kuptuar se me çfarë problemesh po ndeshen përditë qytetarët, nga më të rinjtë te më të moshuarit.

– të rinj që e duan shumë këtë vend, por nuk mund të realizojnë ëndrrat që po iu zbehen.

– biznesi i vogël, i cili po lufton çdo ditë me sfidën e mbijetesës

-bizneset e reja, të mbërthyer nga frika dhe pasiguria për të nesërmen

– mosha e tretë, që edhe pse kanë investuar një jetë të tërë, përballen me vështirësi ekonomike dhe padrejtësi sociale.

– gratë në biznes, të vetme, të harruara, pa asnjë mbështetje.

– të rinj që duan të ikin nga Shqipëria

Ne e kemi zgjidhjen, një program ambicioz dhe të zbatueshëm për rimëkëmbjen e ekonomisë, punësim, paga dinjitoze, arsim me standarde dhe lidhje me tregun e punës, mbështetje për gratë kryefamiljare dhe në biznes, drejtësi sociale për moshën e tretë.

Më 25 prill, bashkë për ndryshimin, për të rikthyer shpresën e për të bërë realitet ëndrrat këtu në Shqipërinë tonë.

Author: admin