BE: Vaksinimi i 70% të popullsisë së rritur deri në fund të verës qëllimi jonë

Qëllimi i Bashkimit Europian është të vaksinojë 70% të të rriturve në secilin shtet anëtar “deri në verë”, tha Komisionerja e Shëndetësisë për Europën Stella Kyriakides gjatë një samiti virtual.

“Çdo ditë po vaksinohen më shumë njerëz dhe ne po ndërmarrim vendime të rëndësishme për të rritur prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave në të gjithë BE-në.

Por ne jemi gjithashtu të vetëdijshëm se duhet të vaksinojmë pjesën më të madhe të popullsisë sa më shpejt që të jetë e mundur,” tha Kyriakides.

“Ne kemi vendosur një objektiv të përgjithshëm për vendet anëtare që ata duhet të vaksinojnë një minimum prej 70% të popullsisë së tyre deri në verë, është një qëllim ambicioz, por është i arritshëm,” shtoi ajo.

“Parashikimi rreth dërgesave është thelbësor për një shpërndarje efikase, dhe së bashku me vendet anëtare ne po punojmë vërtet 24/7 dhe po bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që kompanitë të përmbushin marrëveshjet tona. ”

“Ne jemi gati të përfundojmë marrëveshje të reja të blerjes dhe po punojmë me prodhuesit për të adresuar çdo problem në zhvillimin e vaksinave,” shtoi Kyriakides.

Author: admin