U arrestua sot, kush është ish-polici që dyshohet se i grabiti me dhunë kambistit 40 milionë lekë

Zbardhen detaje të reja nga grabitja me dhunë e kambistit Shefqet Muço në Korçë, ku autorët i morën 40 milionë lekë.

“Balkan Web” raporton se njëri prej autorëve të krimit, Martin Arëza, i cili u arrestua ditën e sotme nga policia, ka qenë më parë polic.

Sipas gazetares Lorena Kodra, Arëza ka qenë polic kufiri, ku falsifikonte dokumentet për kalim të paligjshëm.

Martin Arëza është arrestuar në vitin 2015 për falsifikim dokumentesh dhe ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, si dhe është përjashtuar nga radhët e policisë.

Author: admin