Arrestohet edhe autori i dytë për plagosjen e nënë e bir. Kush janë dy vëllezërit e përfshirë në konflikt për një vend parkimi

Një konflikt për vend parkimi ka përfunduar në plagosjen e nënë e bir, mbrëmjen e sotme, në lagjen nr.12, në Durrës.

Është arrestuar autori kryesor i plagosjes, Erges Juba, i cili ka shkrepur edhe armën, që përfundoi me plagosjen e 23-vjeçarit Flamur Çerma, së bashku me nënën e tij.

Mësohet se në vendngjarje ka qenë Erges dhe Zyber Juba, vëllezër mes tyre dhe fillimisht janë konfliktuar me sende të forta, e më pas kanë nxjerrë armën dhe kanë qëlluar.

Fatmirësisht të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia është duke vijuar hetimet në për ngjarjen. tpz al

Author: admin