E hënë e zezë për Elbasanin, pas 17-vjeçarit humb jetën nga Covid 30-vjeçarja, i hoqën nga barku parakohe foshnjen

Një 30-vjeçare e cila ka qenë shtatzënë, ka humbur jetën pas infektimit me Covid në qytetin e Elbasanit. Mësohet se ndaj nënës është ndërhyrë që të sillte në jetë fëmijën e saj në muajin e shtatë, për shkak të gjendjes së rënduar.

Pavarësisht ndërhyrjes për të hequr fëmijën i cili gëzon shëndet të plotë, nëna nuk ka mundur që të qendrojë në jetë, për shkak të komplikacioneve që ka shfaqur pas infektimit.

Më herët Faxweb.al raportoi se Covid 19 i ka marrë jetën një 17-vjecari nga Elbasani. I riu ishte i shtruar prej disa ditësh në spitalin covid 2 në kryeqytet, ose ndryshe spitalin e Sanatoriumit.

Nuk dihet ende nëse i riu që ka humbur jetën ka pasur sëmundje shoqëruese apo jo, ndërsa vdekja e tij është një nga moshat më të reja që prej fillimit të pandemisë.

Mësohet se i riu ndodhej prej një jave i intubuar në Covid2, ndërsa nuk ka detaje nga ana e spitalit, se pse gjendja e tij ka qenë kaq e rënduar, pavarësisht moshës së re.

Prej një muaji tashmë numri i infektimeve me Covid në vendin tonë është në nivele alarmante, ndërkohë që numri i personave që kanë humbur jetën zyrtarisht që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 1666.

Author: admin