I publikoi pa leje videon kur gatuante, Basha nuk e lejon më Aurelën ta filmojë, ajo tregon librin që e bija bleu për kryedemokratin

Lulzim dhe Aurela Basha

Bashkëshortja e kryedemokratit Lulzim Basha ka publikuar një foto së bashku me vajzën e madhe, teksa shihen duke blerë libra.

Në një postim në rrjetet sociale ajo tregoi që vajza e saj Dafina do të blinte edhe një libër që do t’ia bënte dhuratë të atit.

Mes komenteve në postimin e Aurelës është edhe ai i moderatores Ori Nebiaj, e cila i kërkon bashkëshortes së Bashës të postojë momentin kur e bija i dorëzon librin kryedemokratit, por përgjigja e Aurelës tregon që bashkëshorti i saj nuk e lejon më ta filmojë.

“Po kush të lë aman”, shkruan Aurela, ndërkohë që tregon se e bija zgjodhi librin “Rrëfenja e dy qyteteve” nga Çarls Dikens si dhuratë për babanë e saj.

Ori Nebiaj: Ose postoje më vonë kur t’ia japë ose na e trego titullin që zgjodhi Dafina për babin.

Aurela Basha: Po kush të le aman, janë të dy njësoj “bëmë baba të të ngjaj”. Kishte botime shumë të mira të klasikëve dhe Dafina zgjodhi “Rrëfenja e dy qyteteve” nga Çarls Dikens. news.bomb

Author: admin