Ish-drejtori i Agjencisë së Punësimit në Kukës i përvishet Safet Gjicit: Mirë që më hoqët nga puna, por tani nuk më lë rehat as përtej oqeanit

Ish-drejtori i Agejncisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive Kukës, Ledian Halilaj, me anë të një postimi ka hedhur poshtë akuzat se është ai administratori i një llogarie në rrjetet sociale që bën postime kundër bashkisë Kukës.

Ai akuzon personat që punojnë ende në bashkinë e Kukësit se kanë qenë ata që ia kanë mbushur mendjen Safet Gjicit që ta hiqte nga puna, por që tani as nuk po e lënë rehat në jetën e tij përtej oqeanit.

Halilaj shprehet se distancohet nga ajo “faqe” në rrjetet sociale, ndërsa shton se gjithmonë do të jetë një socialist, por asnjëherë rilindas. Gjithashtu ai thotë se prej ditës që u largua nga puna, nuk është marrë me politikë dhe nuk ka ndërmend ta bëjë, ndërsa kërkon që të mos e shqetësojnë më me të tilla gjëra..tpz.al

Author: admin