“Një pasdite frymëzuese në Berat”, Meta: Takim me të rinjtë, që punojnë plot përkushtim për qytetin

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit të Beratit.

Meta shprehet se ka kaluar një pasdite frymëzuese në Berat, duke shtuar se zhvilloi takim me të rinj, të cilët punojnë me përkushtim për qytetin.

Visit Instagram Profile ➤

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Sot, një pasdite frymëzuese në Berat, i ftuar nga “Rinia për Zhvillimin e Beratit”, me Isufin, Miltiadhin, Avenirin, Alketin e shumë të rinj profesionistë, të cilët punojnë plot përkushtim dhe besojnë në të ardhmen e qytetit të tyre të zemrës.

Koha për ide të reja dhe rizgjim të shoqërisë civile.

Author: admin