Kërkoi të korruptojë prokurorin, arrestohet pas 7 vitesh në kërkim 34 vjeçari fierak në Londër

Pas 7 vitesh në kërkim është arrestuar në Londër 34 vjeçari nga Fieri Marsel Hoxhaj.

Ndaj tij ishin lëshuar 2 urdhër arreste në 19 janar dhe 26 shkurt të vitit 2014, por autoritetet nuk kishin arritur të viheshin ën gjurmët e tij për 7 vite.

Hoxhaj në bashkëpunim me Erigenst Sulaj akuzohen se tentuan të korruptojnë një prokuror, duke i ofruar shumën e 2 milionë lekëve të vjetra.

Hoxhaj në atë kohë akuzohej se kishte goditur një oficer policie, pasi ky i fundit konstatoi se si po drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Tashmë Hoxha do t’i nënshtrohet procedurave të ekstradimit dhe do të kthehet në Shqipëri, ku do të jetë Gjykata që do të vendosë masën e dënimit.news bomb

Author: admin